ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Pejë, ku një person që ishte në ndjekje ia ka drejtuar armën zyrtarit policor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Metush Gashi” në Pejë, të premten në ora 15:31.


“Derisa policia ka qenë në ndjekje të personit të dyshuar mashkull kosovar, ky i fundit e kishte nxjerr një armë dhe e kishte drejtuar drejt zyrtarit policor. Është arrit që personit të dyshuar t’i merret arma e zjarrit, një karikator me gjashtë fishekë dhe një thikë”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/