0Shares

Zlatan Ibrahimovic është rreshtuar si një dëshirë për tu rikthyer te Manchester Unitedi.

Suedezi problematik u largua nga Old Trafford në muajin mars, pasi ai u lidh me skuadrën nga Mayor League Soccer (MLS), e LA Galaxy.

Ai është duke treguar formë të lartë te klubi nga MLS, pasi në 25 paraqitje ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 8 asistime.

Ibrahimovic: Mourinho mund të ia fitojë titullin Unitedit, faji është te grupi i dobët i futbollistëve Ibrahimovic: Mourinho mund të ia fitojë titullin Unitedit, faji është te grupi i dobët i futbollistëve

Forma e mirë dhe vazhdimësia e Ibrahimovicit ka bërë që të mendohet një rikthim i tij në Evropë.

Nuk munguan trofetë as me Unitedin

Sipas mediumit ESPN, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, po planifikon një lëvizje sensacionale për ta rikthyer Ibrahimovicin në Old Trafford.

Ky medium thekson se suedezi mund të kthehet në Angli për një marrëveshje afatshkurtër, pasi MLS-ja edhe disa javë përfundon garat.

Raiola: Ibrahimovici është i gatshëm të bisedojë me Milanin Raiola: Ibrahimovici është i gatshëm të bisedojë me Milanin

Mourinho po përpiqet të rindërtojë shkëndijën sulmuese të Djajve të Kuq dhe 37-vjeçari njihet ideali pasi e njeh mirë ambientin.

Ibrahimovic në të kaluarën ka luajtur 53 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 29 gola, duke fituar edhe disa trofe të rëndësishëm. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)