LAJMI I FUNDIT:

Raiola: Ibrahimovici është i gatshëm të bisedojë me Milanin

Raiola: Ibrahimovici është i gatshëm të bisedojë me Milanin

Agjenti i njohur, Mino Raiola ka thënë se ai dhe ylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic janë “të gatshëm të flasin” me Milanin për një lëvizje drejt San Siros.

Reprezentuesi suedez ka mbushur plot 37 vjet këtë javë.


Por, raportet e mediave vazhdojnë të flasin rreth një rikthimi të tij në klubin që ai përfaqësonte nga 2010-12, Milan.

Milani mund ta sjell Ibrahimovicin në janar
Lexo po ashtu Milani mund ta sjell Ibrahimovicin në janar

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe agjenti i suedezit, Raiola, i cili ka thënë se ai dhe klienti i tij janë të gatshëm të flasin.

Ibrahimovic pati sukses në kohën sa ishte lojtar i Milanit!

“Për momentin nuk është një mundësi, sepse bisedat që kemi pasur me klubin nuk janë aktuale, por jemi të përgatitur të flasim”, ka thënë fillimisht Raiola për Rai Sport.

“Mund të flasim në çdo rast, pasi tani ka njerëz të zakonshëm në krye të Milanit dhe pronarë të besueshëm”.

Ibrahimovic për zërat që e lidhin me Milanin: E gjithë bota më dëshiron mua
Lexo po ashtu Ibrahimovic për zërat që e lidhin me Milanin: E gjithë bota më dëshiron mua

“Unë kurrë nuk kam pasur probleme me Rossonerët, sepse thjesht klubi nuk ekzistonte më parë”, përfundoi agjenti i Ibrahimovicit.

Ndryshe, Ibra në kohën e kaluar te Milani kishte zhvilluar 85 ndeshje duke shënuar edhe 56 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori