LAJMI I FUNDIT:

“Mos e gënje popullin”, Mihrije Braha i kundërpërgjigjet akuzave se nuk ka marrë vaksinën

“Mos e gënje popullin”, Mihrije Braha i kundërpërgjigjet akuzave se nuk ka marrë vaksinën

Pak ditë më parë, këngëtarja Mihrije Braha, ka publikuar një video teksa po merrte vaksinën kundër coronavirusit.

Reklama

Publikimi i kësaj videoje u bë me qëllimin që t’i inkurajojë ndjekësit të vaksinohen ndaj COVID-19.

Megjithatë, në këtë postim mori vëmendje komenti i një ndjekëses që e akuzoi se ka gënjyer dhe se nuk e ka bërë fare vaksinën.

Mihrije Braha (Foto: Instagram)

“Zonjë e nderuar mos e gënje popullin se e ke moshën që nuk të falet ti hiç se ke bërë veç paske paguar para me gjet infermieren se gjoja është duke e bërë, as maskën nuk ka ditur ta mbajë. Anjë vaksinë nuk bëhet në atë mënyrë. Prandaj mos bëj video kot sepse po jep një shembull të keq. Me gjithë respektin për ty por nuk të falet ty të tallesh”, ka qenë komenti i bërë nga një ndjekëse.

Mihrije Braha publikon momentin kur mori vaksinën: Gjithë falënderimi për heronjët e linjës së parë
Lexo po ashtu Mihrije Braha publikon momentin kur mori vaksinën: Gjithë falënderimi për heronjët e linjës së parë

“E nderuar as nuk kam gënyer, as nuk jam tall e aq më tepër të më shkoj mendja të paguaj dikë që të bëj ksi gjërash që po besoj veç ti mendon kështu. Tmerruese është kjo çfarë ti mendon, unë e kam marrë edhe dozën e dytë para dhjetë dite këtë video e kam bërë veç për vete jo për ta publikuar. Dje jam mërzitur shumë kur i pashë lajmet dhe se po vdesin vetëm ata të pavaksinuarit. E këtë video pas dhjetë dite e kam ndarë me ndjekësit e mi edhe për ata që ende janë me dilema. Vaksinën e kam marrë dhe nuk kam pas as edhe një problem e ju vendosni për veten tuaj. Zoti ju ruajt kudo që të jeni në këto kohë të vështira të pandemisë”, u përgjigj Braha.

Mihrije Braha (Foto: Instagram)

Mihrije Braha ndërkaq së bashku me Naimin kanë marrë tani të dy dozat e vaksinës antiCOVID, të llojit AstraZeneca. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Magazina
Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Magazina
Duke u mbajtur për dore dhe shumë të afërt – forcohen thashethemet për lidhjen e Lukakut me Megan Thee Stallion

Duke u mbajtur për dore dhe shumë të afërt – forcohen thashethemet për lidhjen e Lukakut me Megan Thee Stallion

Magazina
Bëhet viral momenti kur Jane Fonda e goditi në shpinë me certifikatën e çmimit regjisoren fituese në Kanë

Bëhet viral momenti kur Jane Fonda e goditi në shpinë me certifikatën e çmimit regjisoren fituese në Kanë

Magazina
Shakira dhe makthi i papritur që po përjeton me fëmijët në Miami

Shakira dhe makthi i papritur që po përjeton me fëmijët në Miami

Magazina
Pamje nga dasma e Lautaro Martinez me Agustina Gandolfo

Pamje nga dasma e Lautaro Martinez me Agustina Gandolfo

Magazina
Kalo në kategori