Pejanët po udhëhiqnin me rezultat të thellë 3-0, por për katër minuta në fund të ndeshjes pësuan dy gola për tu mbyllur takimi në 3-2.

Rezultati i ngushtë nuk i jep garanci Besës për në finale, dhe këtë e di më së miri trajneri i tyre Arbnor Morina, i cili është i nervozuar me lojtarët e tij.


Trajneri prishtinas ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë, por golat e pësuar në fund mendon se kanë ardhur nga gabimet amatore.

“Në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë luajtëm shumë mirë, krijuam mjaft raste dhe shënuam tre gola. Mirëpo, në fund i bëmë disa gabime amatoreske dhe koncentrimi nuk ishte në nivel, andaj edhe i pësuam dy golat”, deklaroi Morina për “Supersport Kosova”. /Telegrafi/

telegrafi sport app