LAJMI I FUNDIT:

Montella e di formulën e mposhtjes së Interit

Montella e di formulën e mposhtjes së Interit

Inter dhe Milan do të takohen në derbin e xhiros së Serie A.

Ky do të jetë ballafaqimi i 219 mes dy klubeve të të njëjtit qytet, ku zikaltërit kanë dy fitore më tepër se kuqezinjtë.


Por, trajneri i Rosonerrëve ka gjetur formulën se si të dal triumfues prej derbit Della Madoninna.

Marco Materazzi dhe Manuel Rui Costa në çerekfinalen e vitit 2005 të Ligës së Kampionëve

Strategu italian është i bindur se tashmë i ka idetë e qarta për ta mposhtur rivalin e rryer të skuadrës së tij.

“Derbi arrin në momentin e duhur. Kam idetë e qarta për ta fituar ndeshjen. Shtatë pikë diferencë midis Milan dhe Inter? Jemi vetëm në fillim”, pohoi Montella.

Ndryshe, Inter zë pozitën e tretë të ligës elitare italiane ndërsa Milan pozicionohet në të shtatin vend.

Maldini favorizon Interin në derbi me Milanin
Lexo po ashtu Maldini favorizon Interin në derbi me Milanin

Theksojmë se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme (e diell) me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/