LAJMI I FUNDIT:

Maldini favorizon Interin në derbi me Milanin

Maldini favorizon Interin në derbi me Milanin

Inter dhe Milan do të takohen në derbin e xhiros së ligës italiane.

Ky do të jetë ballafaqimi i 219 mes dy klubeve të të njëjtit qytet, ku zikaltërit kanë dy fitore më tepër se kuqezinjtë.


Por, edhe në këtë ndeshjen e së dielës favoritet është skuadra e drejtuar nga Luciano Spaletti.

Ronaldo dhe Maldini

Kështu së paku mendon legjenda e skuadrës rosonere dhe kombëtares italiane, Paolo Maldini.

Ky i fundit ka pohuar se “nerazzurrët” janë në pozitë më të mirë se ish skuadra e tij.

Derby della Madonnina nuk do ta vendosë fatin e Montellas
Lexo po ashtu Derby della Madonnina nuk do ta vendosë fatin e Montellas

“Milan është i uritur për fitore, por unë e favorizoj Interin”, deklaroi Maldini për Corriere dello Sport”.

Ndryshe, 49-vjeçari ka pasur 647 paraqitje për Milanin dhe ka arritur të shënojë 29 gola. /Telegrafi/