LAJMI I FUNDIT:

Modric: Nuk e kam pritur largimin e Ronaldos dhe Zidanes

Modric: Nuk e kam pritur largimin e Ronaldos dhe Zidanes

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, e ka prauar se është befasuar nga largimi i Cristiano Ronaldos dhe i Zinedine Zidanes.

Kroati zbuloi se për të ardhmen e portugezit kishin vënë edhe baste, ndërsa refuzoi të thotë se është favorit për të fituar Topin e Artë.


“Nuk kam pritur që të largohen. Nuk kam menduar se Zidane do të largohet, njëjtë edhe për Ronaldo”, ka thënë Modric për France Football, i cituar ESPN FC.

Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric duke festuar një nga golat e Realit ndaj Malagas në Santiago Bernabeu (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Në të vërtetë kur thashethemet për Ronaldon filluan, ne kemi vënë baste në dhomat e veshjes dhe ishim të bindur që ai do të qëndrojë. Por, të gjithë bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë”.

“Fitimi i Topit të Artë? Të them të vërtetën, nuk më pëlqen mënyra e të folurit duke thënë: ‘Po, unë meritoj Topin e Art딑.

Interi kthehet pas Modricit
Lexo po ashtu Interi kthehet pas Modricit

“E rëndësishme për mua është të jem në fushë, ashtu siç kam qenë për shumë muaj”.

“Ky vit, 2018, ka qenë padyshim më i miri në karrierën time dhe objektivi i vetëm është të vazhdojmë në këtë rrugë, në këtë trajektore”

“Ju nuk do të më bëni të them ‘Jam unë ai që duhet të fitojë’. Për këtë votojnë ekspertët, është në dorën e tyre”, ka shtuar Modric. /Telegrafi/