Nënshkrimin në emër të MKRS-së e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq për FTK-në, kryetari Shkëlzen Domi, raporton Sporti1.

Sekretari Firzi tha se përmes nënshkrimit të këtij memorandumi, MKRS-ja është në vazhdën e mbështetjes që MKRS e jep për federatat dhe sportin. Ai tha se përmes investimit në infrastrukturë u mundësohet talenteve të rinj që të kenë hapësira për të kultivuar edhe më tutje dhe për t’u zhvilluar edhe më shumë si sportistë.


Kryetari i Federatës së Tenisit, Shkelzen Domi falënderoi MKRS-në për këtë mbështetje, duke vënë në pah se përkrahja për sportin e tenisit është e një rëndësie të veçantë sepse në vendin tonë shumë të rinj merren me këtë sport dhe përmirësimi i infrastrukturës është një çështje jetike për zhvillimin dhe avancimin e tyre si sportistë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app