LAJMI I FUNDIT:

Misioni i (pa) mundur i Interit

Misioni i (pa) mundur i Interit

Me 8 pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve, 7 skuadra përpara në renditjen e serisë A dhe pesë ndeshje nga kjo javë deri në Krishtlindje, që të gjitha vendimtare.

Ngjitja e Interit në klasifikim për të shkuar në objektivin parasezonal duket një mision thuajse i pamundur pavarësisht besimit të trajnerit Stefano Pioli, që mori në duar çelësat e ekipit me besimin se do t’ia dalë.

Derbi konfirmoi që Inter është një skuadër e aftë të arrijë minimalisht vendin e tretë, dhe pikërisht për këtë, 450 minutat e ardhshme do ti japin drejtuesve përgjigje më të qarta e ndoshta përfundimtare për të ardhmen.

Zikaltërit do të rinisin vrullin atu ku e lanë, nga entuziazmi i barazimit në “San Siro”. Në po të njëjtin stadium këtë radhë do të vijë Fiorentina, dhe kalendari do të pasojë me transfertën e sikletshme ndaj Napolit në “San Paolo”, transmeton tch.

Legjenda e Interit: Icardi nuk është lideri ynë
Lexo po ashtu Legjenda e Interit: Icardi nuk është lideri ynë

Ekipi i Piolit ka një problem të madh ekuilibri me distancim mes 3 reparteve dhe gabimet individuale nuk ndihmojnë në lidhjen e skuadrës.

Pas dy përballjeve të para, Inter do të luajë sërish në shtëpi ndaj Genoas, më pas ndaj Sassuolos e në mbyllje me Lazion në “San Siro”, aty ku saktësisht një vit më parë Pioli dhe Candreva me fanelën e kaltër, nisën krisjet e para të epokës Mancini.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori