Ministri i Sportit: Ky është një moment historik për sportin kosovar

“Ky është një hap i jashtëzakonshëm dhe historik i basketbollit dhe sportit kosovar. Njëherësh, ky triumf i Sigal Prishtinës dëshmon edhe për cilësinë që mbretëron në vendin tonë”.
“Ministri Shala, i entuziazmuar, si tifoz i flakët, e ka mirëpritur këtë fitore, që shënon një moment historik për sportin kosovar dhe avancimin e tij në arenën ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.
Më tej thuhet se ministri po punon intensivisht për krijimin e kushteve dhe infrastrukturës së përgjithshme, për avancimin, afirmimin dhe integrimin e sportit kosovar në planin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































