Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka refuzuar mundësinë për t'iu bashkuar Rizesporit, raportojnë të dielën mediat turke.

Sipas gazetës Milliyet, reprezentuesi kosovar nuk është i interesuar të transferohet te klubi turk, pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve të Besiktasit për ta bindur të pranojë këtë lëvizje.


"Lojtari kosovar nuk është i interesuar të transferohet te Rizespori", shkruan mediumi turk, duke shtuar se vendimi përfundimtar i takon vetë Rashicës.

30-vjeçari ka kontratë me Besiktasin deri në verën e vitit 2027 dhe, për momentin, nuk duket se është i gatshëm të largohet nga gjiganti i Stambollit.

Rashica i është bashkuar Besiktasit në verën e vitit 2023, pas aventurës së tij te Norwich City, dhe ka qenë një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës në sezonet e fundit.

Forma e tij e mirë u konfirmua edhe këtë javë, kur shënoi një nga golat në fitoren 2-0 të Besiktasit ndaj Midtjyllandit, rezultat që i siguroi skuadrës turke kualifikimin në fazën e radhës të garës evropiane.

Paraqitja e fundit dhe vendimi për të refuzuar Rizesporin lënë të kuptohet se Rashica synon të vazhdojë të luftojë për vendin e tij te Besiktashi, ku ende gëzon besimin e stafit teknik. /Telegrafi/

telegrafi sport app