Debut ëndrrash për Olti Hysenin, talenti shqiptar shënon golin e fitores për Brondbyn

Olti Hyseni ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin danez, duke shënuar gol që në paraqitjen e parë me fanellën e Brondby IF.
Sulmuesi 19-vjeçar ishte protagonist në fitoren minimale 1:0 të Brondbyt ndaj Viborg, duke realizuar golin që i solli skuadrës së tij tri pikët e para në sezonin e ri.
Hyseni, i cili këtë verë u transferua te Brondby nga Sonderjyske, tregoi menjëherë vlerat e tij dhe konfirmoi pritshmëritë e mëdha që ekzistojnë për të në futbollin danez.
OLTI 𝐇𝐘𝐒𝐄𝐍𝐈 ✨
Hvilken debut! 💛💙 pic.twitter.com/KG9IYQfrUF
— Brøndby IF (@BrondbyIF) August 2, 2026
Kalimi i tij te Brondby u realizua për 2.7 milionë euro, duke u bërë shitja më e shtrenjtë në historinë e Sonderjyske. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2031.
Hyseni aktivizohet kryesisht në krahun e majtë të sulmit dhe konsiderohet si një prej talenteve më premtues në futbollin skandinav.
Para transferimit te Brøndby, ai kishte lënë gjurmë te Sonderjyske, ndërsa tani ka nisur kapitullin e ri me një gol vendimtar.
Ky ishte goli i parë i tij me fanellën e Brøndbyt, ndërsa më herët kishte spikatur me paraqitjet e tij te skuadra e mëparshme.
OLTI HYSENI !! #SLDK #BIFVFF #Brøndby 💛💙
- Scorer til 1-0 i sin debut kamp 😍 pic.twitter.com/CpUTzoTA0q
— MHL (@MHLo0o) August 2, 2026
Me këtë fitore, Brøndby regjistroi suksesin e parë në kampionat këtë sezon, pas barazimit në ndeshjen hapëse, ndërsa Hyseni dha menjëherë sinjalin se mund të jetë një nga emrat më interesantë për t’u ndjekur në futbollin danez. /Telegrafi/














































