LAJMI I FUNDIT:

Milani tregon seriozitetin, triumfon edhe ndaj Juventusit (Video)

Milani tregon seriozitetin, triumfon edhe ndaj Juventusit (Video)

Milani fitoi derbin e javës së nëntë në Serie A ndaj Juventusit me rezultat 1-0.

Mysafirët ishin më të rrezikshëm në këtë takim, por Rossonerët befasuan me lojën e tyre të sigurt .


Ky derbi filloi me një koreografi gjigante nga tifozët vendas, të cilët ishin fantastik në këtë takim.

Koreografia nga Curva Sud: "Dje, sot, nesër. Ne jemi gjithmonë këtu".
Koreografia nga Curva Sud: “Dje, sot, nesër. Ne jemi gjithmonë këtu”.

Rreziku i parë për portën e Zonjës së Vjetër erdhi në minutën e dhjetë pas një gjuajte të rrezikshme nga Suso, por Gianluigi Buffon bëri një pritje bravuroze.

Pritja e Buffon pas goditjes së bukur nga Suso.
Pritja e Buffon pas goditjes së bukur nga Suso.

Rast të mirë kishte më pas edhe Paulo Dybala, por Gianluigi Donnarumma u tregua i sigurt.

Në minutën e 36-të Juventusit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, pas gjuajtës së bukur nga Miralem Pjanic dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Goli i anuluar për pozicion jashtë loje.
Goli i anuluar për pozicion jashtë loje.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 65-të nga Manuel Locatelli. 18-vjeçari shënoi një gol fantastik në portën e Buffon pas një pasimi nga Suso.

Momenti kur Locatelli gjuajti drejtë portës së Buffonit për të shënuar golin e fitores.
Momenti kur Locatelli gjuajti drejtë portës së Buffonit për të shënuar golin e fitores.

Juve sulmoi deri në fund, por nuk arriti të tregohet konkret para portës së Donnarummas.

Pas kësaj humbje Milani ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se Juventusi në vendin e parë. Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano do të jetë ndaj Genoas, kurse kampionët presin në shtëpi Sampdorian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori