LAJMI I FUNDIT:

Milani fiton me rikthim trilerin ndaj Sampdorias

Milani fiton me rikthim trilerin ndaj Sampdorias
AC Milan (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani ka fituar me rikthim 3-2 ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat zhvilluan futboll të hapur dhe për këtë u shënuan edhe katër gola.


Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku në minutën e 17-të ishte Patrick Cutrone, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0 pas asistimit të Susos.

Cutrone hapi serinë e golave (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Sampdoria arriti të kthehet në lojë pas vetëm katër minutave lojë me anë të Ricardo Saponaras që shënoi një gol të bukur për barazimin 1-1.

Saponara barazoi me një gol të bukur (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sampdoria shpejt arriti të gjej edhe golin e dytë, atë të epërsinë me anë të Rabio Quagliarellas (31′) që shënoi papritur për 2-1.

Festa e Quagliarellas pas golit të epërsisë (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Këto dy gola të shpejt e tundën Milanin që filluan sulmet dhe gjetën golin e barazimit 2-2 me Gonzalo Higuain dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Higuain ktheu Milanin në lojë (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë e ndeshjes i takoi për një nuancë vendasve, të cilët e donim më shumë fitoren dhe e gjetën atë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 66-të të ndeshjes dhe ishte spanjolli Suso që shënoi një supergol për 3-2 duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Suso ia siguroi fitoren Milanit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Milani renditet në pozitën e shtatë me 15 pikë, po aq sa ka Sampdoria në vendin e gjashtë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët luajnë ndeshjen e mbetur në shtëpi ndaj Genoas, ndërsa Sampdoria e pret Torinon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori