LAJMI I FUNDIT:

Milan – RB Salzburg, formacionet e mundshme

Milan – RB Salzburg, formacionet e mundshme

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebic ka të ngjarë të startojë si sulmues i djathtë kundër RB Salzburg sonte, ndërsa Rade Krunic është favorit ndaj Brahim Diaz dhe Charles De Ketelaere në 11-shen e Stefano Piolit.

Kampionët e Serie A mund të kualifikohen në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013, me një fitore apo edhe një barazim nga kjo sfidë.


Ata janë pa të dëmtuarit Davide Calabria, Alessandro Florenzi, Alexis Saelemaekers, Zlatan Ibrahimovic dhe Mike Maignan.

Brahim dhe De Ketelaere janë në dispozicion, por Krunic pritet të startojë si mesfushor sulmues pas sulmuesit të vetëm Olivier Giroud.

Fikayo Tomori rikthehet pas dënimit në ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit dhe do të jetë partneri i Simon Kjaer në qendër të mbrojtjes.

Fode Ballo-Toure dhe Rade Krunic janë me karton të verdhë, kështu që ata do të humbasin ndeshjen e ardhshme evropiane nëse ndëshkohen sonte.

Formacionet e mundshme

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Tonali; Rebic, Kruniç, Leao; Giroud.

RB Salzburg (4-3-1-2): Kohn; Dedic, Wober, Pavlovic, Ulmer; Seiëald, Gourna-Douath, Kjaergaard; Sucic; Adamu, Akoafor.

/Telegrafi/