LAJMI I FUNDIT:

Milan po konsideron mundësinë e shitjes së Krunic tek gjiganti turk

Milan po konsideron mundësinë e shitjes së Krunic tek gjiganti turk

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan po konsideron mundësinë e largimit të Rade Krunic në afatin kalimtar të janarit.

Për shërbimet e boshnjakut ekipi që ka shfaqur më së shumti interesim është gjiganti turk Fenerbahce, që janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në drejtim të tij.


30-vjeçari ka qenë pjesë integrale e formacionit të Stefano Piolit në fillimin e këtij sezoni, por minutat e tij janë zvogëluar gradualisht gjatë javëve të fundit.

Rossonerët kanë pasur një ndryshim të madh në mesfushë gjatë afatit kalimtar, me emra si Loftus Cheek, Reijnders dhe Musah që i janë bashkuar kuqezinjëve gjatë verës.

U asistua nga Maignan tek goli që shënoi: Pulisic thotë se gjithçka ishte e planifikuar
Lexo po ashtu U asistua nga Maignan tek goli që shënoi: Pulisic thotë se gjithçka ishte e planifikuar

Të shtunën, Krunic u la në bankën rezervë në fitoren e Milanit me rezultat 3-1 ndaj Frosinones në “San Siro”.

Tani sipas asaj që transmeton Calciomercato, klubi po konsideron shitjen e tij gjatë janarit.

Milan ka tentuar në disa raste të rinovojë kontratën e Krunic ku ai do të përfitonte rreth 2 milionë euro në sezon plus 500 mijë euro bonuse, sidoqoftë, një marrëveshje nuk u arrit asnjëherë.

Fenerbahce kishte bërë disa oferta për të gjatë verës dhe janë ende të interesuar për shërbimet e tij, e sidomos tani që mund të bëhet lojtar i lirë gjatë javëve në vazhdim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori