eksperti-banner

Lionel Messi ka kaluar një moment të përzier në ndeshjen e Argjentinës, duke gabuar në dy tentativa të njëpasnjëshme, por duke e përfunduar aksionin e tretë me gol.

Në minutën e 32-të, Messi fillimisht asistoi bukur për Enzo Fernández, por portieri Alexander Schlager reagoi shpejt për ta ndalur aksionin. Pak çaste më vonë, vetë Messi provoi me një goditje nga jashtë zonës, por Schlager sërish u tregua i vëmendshëm duke e pritur gjuajtjen.


Megjithatë, në tentativën e tretë vendimtare, në minutën e 38-të, pas një pasimi të Facundo Medina, Messi nuk gaboi.

Ylli argjentinas lëshoi një goditje të saktë nga kufiri i zonës, duke e çuar topin në cepin e poshtëm të majtë të portës për 1–0.


Me këtë gol, Argjentina kalon në epërsi, ndërsa Messi konfirmon edhe një herë rolin e tij vendimtar në ndeshjet e mëdha. /Telegrafi/

telegrafi sport app