LAJMI I FUNDIT:

Messi: Lojtarëve të Argjentinës na trajtonin si të dështuar

Messi: Lojtarëve të Argjentinës na trajtonin si të dështuar

Lionel Messi më në fund fitoi një trofe ndërkombëtar me Argjentinën këtë verë, duke e fituar Copa American pasi Albiceleste mposhtën Brazilin në finale, por ai ka reflektuar në mënyrën se si u shikua ai dhe shokët e tij të skuadrës para se të fitonin këtë trofe.

34-vjeçari më parë kishte qenë nën-kampion në Copa America në tri raste, duke humbur në finalet në vitet 2007, 2015 dhe 2016, ndërsa ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Argjentinës që humbi finalen e Kupës së Botës më 2014.


“Sot që kemi fituar Copa American, është e bukur. Ne gjithmonë mendojmë se jemi më të mirët dhe nuk është kështu”, ka thënë fillimisht gjatë një interviste për ESPN.

Argjentina kampion në Copa America, Messi merr trofeun e parë me kombëtare
Lexo po ashtu Argjentina kampion në Copa America, Messi merr trofeun e parë me kombëtare

“Ne nuk ishim më të këqijtë për humbjen e finaleve, as më të mirët për fitimin e Copa America. Gjëja e rëndësishme është të lëmë gjithçka në fushë”.

“Nëse nuk mund të fitonim, nuk mund të fitonim. Vetëm një skuadër fiton. Arritja në finale nuk është gjë e vogël dhe nuk u njoh kjo meritë, ishte krejt e kundërta”.

Messi diskutoi perceptimin e Argjentinës që shihej si humbëse për humbjet në finalet e Kupës së Botës dhe Kupës së Amerikës, si dhe mënyrën në të cilën një shfaqje zhgënjyese e turneut do të ndikonte tek ai personalisht.

“Më parë ne u trajtuam si të dështuar dhe nuk është e lehtë të fitosh një Kupë Bote”.

“Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America
Lexo po ashtu “Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America

“15 ditët e para që u largova pas një turneu me Argjentinën isha i hidhëruar, nuk doja të bëja asgjë. Dhe pas Brazilit ishte pushimi i parë i mirë që kisha”.

“Kishte një pjesë të mediave që na trajtuan si të dështua. Ata na thanë që ne nuk e donim fanellën, ata na kërkuan që të mos luanim më për ekipin kombëtar, dhe ne u përpoqëm të jepnim më të mirën”.

“Ne ishim të parët që donim të ishim kampionë dhe jo gjithçka ka të bëjë me fitoren dhe humbjen”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/