LAJMI I FUNDIT:

Messi i ‘dërgon’ mesazh Manes pasi përfundoi i katërti në listën për Topin e Artë: Është turp që përfundoi në atë pozitë  

Messi i ‘dërgon’ mesazh Manes pasi përfundoi i katërti në listën për Topin e Artë: Është turp që përfundoi në atë pozitë  

Lionel Messi e ka pranuar se është ‘turp’ të shohësh sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane të përfundojë në vendin e katërt në renditjen e Topit të Artë për vitin 2019.

Mane ka qenë figurë kryesore në sulmin e Liverpoolit këtë vit, duke ndihmuar klubin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe duke luajtur një rol kryesor në shtytjen e klubit drejt titullit të Ligës Premier.


Senegalezi gjithashtu shënoi tre gola në Kupën e Kombeve të Afrikës këtë verë, por kombëtarja e tij u mund nga Algjeria në finale.

Renditja finale për Topin e Artë: Messi, Van Dijk dhe Ronaldo
Lexo po ashtu Renditja finale për Topin e Artë: Messi, Van Dijk dhe Ronaldo

Messi votoi që Mane të fitojë çmimin FIFA The Best, më herët këtë vit, megjithëse ishte vet ylli i Barcelonës që përfundoi duke fituar çmimin.

Argjentinasi ishte plot lëvdata për ylli e Reds pasi ai fitoi trofeun rekord të gjashtë të Topit të Artë më herët këtë javë.

“Është turp të shohësh Manen të përfundojë në vendin e katërt”, ka thënë fillimisht Messi për Canal +.

“Por, unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjedhësh një lojtar të veçantë”.

Eto'o: Afrikanët nuk respektohen dhe vlerësohen sa duhet
Lexo po ashtu Eto'o: Afrikanët nuk respektohen dhe vlerësohen sa duhet

“Unë zgjodha Sadio Manen sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Ai pati një vit të shkëlqyeshëm me ekipin e Liverpoolit. Prandaj e zgjodha”.

“E përsëris, ka pasur shumë lojtarë shumë të shkëlqyeshëm këtë vit, kështu që zgjedhja ishte e vështirë”, përfundoi ylli i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori