Sky Sport Italia njofton se Romelu Lukaku mund të arrijë në Itali gjatë javës së ardhshme për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Interi.

Futbollisti belg pritet të kthehet në Stadio Meazza në formë huazimi nga Chelsea për tetë milionë euro deri në fund të sezonit 2022/2023.

Kujtojmë që sulmuesi e kishte kompletuar transferimin e tij te Blutë vetëm në vitin e kaluar për 113 milionë euro.

(Foto: SNA/FC Inter)

Sipas njoftimit, 29-vjeçari ka hequr dorë nga afro 3.5 milionë euro në mënyrë që të kthehet te Nerazzurrët.

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Lukaku drejt kthimit te Interi – detajet e kontratës potenciale Arrihet marrëveshja mes klubeve, Lukaku drejt kthimit te Interi – detajet e kontratës potenciale

Il Corriere della Sera bën të ditur se ai do të përfitojë rreth 8.5 milionë euro te Interi, derisa paga e tij vjetore te Chelsea është 12 milionë euro. /Telegrafi/