LAJMI I FUNDIT:

Mes sulmeve të fundit nga Kanye West – Julia Fox thotë se reperi nuk do ta lëndonte Kim Kardashian apo Pete Davidson

Mes sulmeve të fundit nga Kanye West – Julia Fox thotë se reperi nuk do ta lëndonte Kim Kardashian apo Pete Davidson

Julia Fox thotë se Kanye West nuk do të ‘lëndonte një mizë’ pavarësisht nga veprimet e tij të fundit që sugjerojnë të kundërtën.

TMZ ka folur me yllin e “Uncut Gems” – jo, “Unca Jams” – e cila iu drejtua sjelljes së ish-të dashurit të saj në internet.


“Jo, jo, jo, jo, Kanye është i padëmshëm. Thjesht mendoj se kjo është shprehja e tij krijuese artistike”, tha ajo për median . “Unë e di që është agresiv, por mendoj se nëse do të ishte me të vërtetë, nuk mendoj se Kanye do të lëndonte ndonjë mizë”.

Julia Fox dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Deklarata e Fox u bë disa orë pasi West u pezullua nga Instagrami për ngacmimin e Trevor Noah, Pete Davidson dhe DL Hughley.

Bashkë-prezantuesja e “Forbidden Fruits”, e cila u takua me reperin në fillim të këtij viti, tha gjithashtu se nuk ka folur me West në mes të dramës së vazhdueshme me ish-bashkëshorten.

I diagnostikuar me sëmundjen e Crohn në adoleshencë - kush është Pete Davidson, i dashuri i ri i Kim Kardashian me 13 vite diferencë në moshë?
Lexo po ashtu I diagnostikuar me sëmundjen e Crohn në adoleshencë - kush është Pete Davidson, i dashuri i ri i Kim Kardashian me 13 vite diferencë në moshë?

Reperi, 44 vjeç, filloi mëngjesin e së mërkurës me një breshëri sulmesh kundër Davidson. Kjo bëri që të suspendohej nga Instagrami për 24 orë.

Pete Davidson dhe Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Kim nga ana tjetër po shijon lidhjen me Pete, romanca e të cilëve është bërë zyrtare edhe në rrjete sociale.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka folur po ashtu publikisht për të dashurin e ri në një intervistë me Ellen DeGeneres. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori