LAJMI I FUNDIT:

Mc Kresha dhe Lyrical Son: Nuk synojmë tregun ndërkombëtar (Video)

Mc Kresha dhe Lyrical Son: Nuk synojmë tregun ndërkombëtar (Video)

Mc Kresha dhe Lyrical Sonzbuluan disa detaje rreth ‘’Box’’ albumit të tyre më të ri të përbashkët i cili pritet të publikohet pikërisht në muajin e ardhshëm.

Sipas këngëtarit MC Kresha, në album përfshihen 28 instrumentale e që diçka e tillë do të jetë një dhuratë e mrekullueshme që iu dedikohet publikut të tyre.

Bëhet e ditur që ky album do të jetë në shitje me sasi të limituar e që plani i këngëtarëve është që secili pjesëmarrës në koncertet kur MC Kresha dhe Lyrical Son, organizojnë, do të ketë mundësinë të marr një album të tillë me një çmim më të lirë, thanë artistët në emisionin NIN në Klan Kosova.


Albumi është duke u përgatitur në Gjermani, e që do të vihet në treg në gjithë botën por që më tepër iu dedikohet hartës ku flitet shqip.

Ndërkohë këngëtarët zbuluan edhe një detaj tjetër ku thanë se nuk kanë tendencë të hyjnë në konkurrencë me këngëtarët ndërkombëtarë sepse ajo është një kategori tjetër.