Dolce shfaqet me një paraqitje plot stil në një postim të fundit në Instagram


Dolce ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set prej dy fotografish, ku është shfaqur me një stil që tërhoqi vëmendjen.
Në imazhet e publikuara pak ditë më parë, ajo pozon e veshur me një kostum të zi me motive qershish të kuqe, një model që vë në pah linjat e saj.
Dukjen e ka kombinuar me byzylykë të artë, ndërsa në dorë mban një trëndafil të kuq, detaj që i jep fotografive një prekje elegante.

Flokët bionde të stiluara me onde të lehta dhe grimi në nuanca natyrale plotësojnë paraqitjen e saj, duke i dhënë një pamje të kuruar deri në detaj.
Fotografitë u pritën me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kursyen komentet pozitive për dukjen e saj. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































