Demi Lovato dhe Joe Jonas ribashkohen në premierën e “Camp Rock 3”, vite pas lidhjes së tyre

Demi Lovato dhe Joe Jonas u ribashkuan në premierën e “Camp Rock 3” në Los Angeles, vite pasi historia e tyre e dashurisë mori fund.
Dyshja u shfaq në humor të mirë, duke dëshmuar se sot ruajnë një marrëdhënie miqësore.
Demi dhe Joe u njohën gjatë xhirimeve të “Camp Rock” në vitin 2007 dhe nisën një lidhje romantike në vitin 2010, por u ndanë po atë vit, shkruan DailyMail.

Në premierë, ata pozuan së bashku, ndërsa Demi u shfaq elegante me një fustan ngjyrë kafe prej sateni.
Në filmin e ri, Demi rikthehet si Mitchie Torres, ndërsa Joe reprizon rolin e Shane Gray.

Rikthimi i tyre në “Camp Rock” ka ngjallur nostalgji te fansat, sidomos pas performancës së përbashkët të dyshes vitin e kaluar gjatë një koncerti të Jonas Brothers.
Sot, të dy kanë vazhduar jetën e tyre, por duket se e kanë lënë pas të shkuarën dhe mund të ndajnë sërish të njëjtin ekran pa asnjë tension. /Telegrafi/






















































