LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth do ta shohë për herë të parë vajzën e Meghan Markle dhe princit Harry të shtunën

Mbretëresha Elizabeth do ta shohë për herë të parë vajzën e Meghan Markle dhe princit Harry të shtunën
(Foto: Instagram/sussexroyal)

Mbretëresha Elizabeth II më në fund do të ketë mundësinë të takojë Lilibetin e vogël, vajzën e princit Harry dhe Meghan Markle.

Është planifikuar që mbretëresha ta shohë stërmbesën në ditëlindjen e saj të parë të shtunën dhe kjo do të jetë hera e parë që vajza takohet me të afërmit e saj mbretërorë.

Fëmija i dytë i dukës dhe dukeshës së Sussexit mbush një vit të shtunën dhe me atë rast do të udhëtojë nga Kalifornia në Britaninë e Madhe me prindërit dhe vëllanë e madh, Archie, me rastin e jubileut platin të mbretëreshës.

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në ngjarjen kushtuar Princeshës Diana
Lexo po ashtu Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në ngjarjen kushtuar Princeshës Diana

Gjithashtu mediat e huaja raportojnë sesi do të mbahet festa e ditëlindjes pranë kalasë Windsor.

(Foto: Instagram/sussexroyal)

Krahas Elizabeth, vajza do të takohet për herë të parë me pjesën tjetër të familjarëve, njëherësh do të jetë edhe kthimi i parë serioz i Harry dhe Meghan, që nga viti 2019 kur u larguan në mënyrë dramatike nga oborri mbretëror.

Ndryshe, Lilibet ka lindur në Kaliforni dhe çifti zgjodhi emrin e saj për nder të Elizabeth, që është pseudonimi familjar.

16 rregullat më qesharake dhe të rrepta që duhet të ndjekin pjesëtarët e familjes mbretërore
Lexo po ashtu 16 rregullat më qesharake dhe të rrepta që duhet të ndjekin pjesëtarët e familjes mbretërore

Mbretëresha (96), e cila është shfaqur në publik më shumë se kurrë kohët e fundit, do të humbë garat e saja të preferuara me kuaj në Epsom këtë vit. Arsyeja është shqetësimi për lëvizshmërinë e saj, pasi shumicën e kohës 96-vjeçarja lëviz me ndihmën e një shkopi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori