LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha e re e Romës, Emily Ratajkowski pozon me fanellën me numrin 10

Mbretëresha e re e Romës, Emily Ratajkowski pozon me fanellën me numrin 10
Emily Ratajkowski (Foto: Twitter/AS Roma English)

Ka kohë që dihet se legjendari Francesco Totti  ka shumë fansa nga personalitetet e njohura botërore, ndërsa tashmë Roma ka edhe ‘mbretëreshën’ e vet.

Nuk bëhet fjalë për gruan e Tottit, Ilary Blasi, por këtë epiteti e ka marrë njëra prej manekineve më të njohura në botë, Emily Ratajkowski.


Lajmet për EMILY
Lexo po ashtu Lajmet për EMILY

Amerikania me origjinë polake ka pozuar me fanellën e Romës me numrin 10 (numër që e ka bartur Totti deri në pensionimin e tij).

Fotografinë e publikuar në Twitter, klubi italian e e ka titulluar “Mbretëresha e re e Romës”.

Megjithëse kjo fotgrafi ka bërë bujë ndër tifozët e Romës, kjo nuk është 10-shja e vetme me të cilën ka pozuar Emily.

Në vitin e kaluar, 27-vjeçarja kishte bërë të njëjtën gjë edhe me fanellën e Juventusit me numrin 10.

Zonja e Vjetër e kishte ftuar modelen e bukur në lansimin e logos së re të klubit. /Telegrafi/