Turneu organizohet më 25 prill dhe fillon në ora 17:00. Në këtë turne, përveç boksierëve të Kosovës, do të marrin pjesë edhe boksierë nga Maqedonia, ndërsa priten liftëra të mira dhe boks cilësor.

Këto meçe janë të mirëseardhura për boksierët kosovarë, që të kenë sa më shumë meçe dhe të fitojnë sa më shumë përvojë, që të jenë të gathëm për turnetë e mëdhenj ndërkombëtare, që i presin ata këtë vit dhe Kampionatet Evropiane, Botërore, për të gjitha grupmoshat, juniorë, të rinj dhe seniorë.


Drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarët: Latif Demolli – kryesor, Aliriza Rexhepi, Agim Shala, Agim Tahiraj e Fadil Bekteshi. Delegat do të jetë Sylejman Voca.

telegrafi sport app