LAJMI I FUNDIT:

Mayweather vs McGregor, Noizy fiton bastin ndaj Varrosit (Video)

Mayweather vs McGregor, Noizy fiton bastin ndaj Varrosit (Video)

Meçi i boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor është pa dyshim trendi i orëve të fundit.

Vrullit të komentimeve nuk i kanë shpëtuar as fytyrat publike me Noizyn në krye i cili normalisht falë të kaluarës së tij ka një afeksion të veçantë ndaj sportit të boksit.


I bindur në fitoren e Mayweather dhe në rivalitet me mikun e tij të ngushtë Varrosin i cili simpatizonte Conor duket se për ta bërë përballjen më interesante dyshja kanë vënë bast.

Në rast të fitores së Mayweather, ashtu edhe siç ndodhi, Varrosi do të duhej të vishte maicën e TMT (grupit të amerikanit).

E këtë moment, Noizy e ka ndarë me ndjekësit përmes një videoje ku shfaq mikun e tij pak moment pas humbjes.

Se a do përmbushet kushti i bastit, mbetet të shihet kur dyshja të zgjohen nga gjumi. /Prive.al/