eksperti ad

Javier Bardem dhe Penelope Cruz u panë në një dalje të rrallë publike, teksa ndoqën nga tribunat ndeshjen e Kupës së Botës FIFA mes Spanjës dhe Austrisë në Los Angeles.

Çifti i njohur i Hollywood-it brohoriti me entuziazëm për kombëtaren spanjolle, e cila triumfoi me rezultatin 3-0 dhe siguroi kualifikimin në fazën e 16 më të mirave.


Fituesit e çmimit Oscar, të martuar që prej vitit 2010, u shfaqën të buzëqeshur gjatë gjithë takimit, duke biseduar dhe ndjekur me vëmendje çdo moment të ndeshjes, shkruan DailyMail.

Fitorja e Spanjës u festua me emocione edhe nga dy aktorët, të cilët nuk i fshehën reagimet e tyre nga tribunat.

Javier dhe Penelope kanë dy fëmijë, Leon, 14 vjeç, dhe Luna, 11 vjeçe. Aktori ka treguar së fundmi se, që nga lindja e fëmijës së tyre të parë, ai dhe bashkëshortja kanë vendosur që të paktën njëri prej tyre të jetë gjithmonë pranë familjes kur angazhohen me projekte filmike.

Në një intervistë të fundit, Bardem foli me shumë admirim për Penelopen, duke e cilësuar atë një njeri të jashtëzakonshëm.

“Penelope është një qenie njerëzore e mrekullueshme, e bukur dhe e mirë. Kanë kaluar shumë vite dhe nuk kam parë asnjë shenjë ligësie tek ajo”, u shpreh aktori, duke shtuar se kërkesa e vetme që vendos në kontratat e tij është të mos qëndrojë larg familjes për më shumë se dy javë. /Telegrafi/