LAJMI I FUNDIT:

Mayweather bën aluzion se mund të ndodhë rimeçi ndaj Pacquiaos

Mayweather bën aluzion se mund të ndodhë rimeçi ndaj Pacquiaos
Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Floyd Mayweather nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për një tjetër rikthim sensacional në ring, ndërkohë që po flitet për një rimeç shumëmilionësh me Manny Pacquiaon.

Boksieri amerikan është duke shijuar pensionimin, pasi u tërhoq nga boksi për të tretën herë që nga fitorja me nokaut teknik ndaj Conor McGregorit në gusht të vitit 2017.


Ndërsa qe disa muaj është duke u spekuluar se ai mund t’i veshë sërish dorëzat, ndërsa rivali i tij i madh, Pacquiao, përmendet si kundërshtar i mundshëm.

Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather Jr. (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Filipinasi 40-vjeçar është rikthyer në maje të boksit që nga triumfi ndaj Keith Thurman, ndërsa në rrjetet sociale ka pasur përfolje për një rimeç potencial.

Të gjitha lajmet nga Floyd Mayweather
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Floyd Mayweather

Pasi e kishte ndjekur duelin ndërmjet Gervonta Davis dhe Ricardo Nunes në Baltimore, Mayweather është pyetur në lidhje me mundësinë për ta zhvilluar duelin e dytë kundër ‘Pacman’, ndërsa ai nuk e hodhi poshtë si opsion.

“Nuk e dimë… vetëm koha do të tregojë”, ishte deklarata e yllit nga Michigani. /Telegrafi/