Sulmuesi Marcus Rashford ka folur për të ardhmen e tij te Barcelona, pasi ndihmoi skuadrën katalunase të triumfonte 2-0 ndaj Real Madridit dhe të siguronte titullin e La Ligas.

I huazuari nga Manchester United nuk dha një përgjigje të prerë kur u pyet nëse do të qëndrojë në Camp Nou edhe pas përfundimit të sezonit.


“Nuk e di. Nuk jam magjistar, por po të isha, do të qëndroja. Do ta shohim”.

“Kam ardhur këtu për të fituar. Dua të fitoj sa më shumë gjëra që mundem. Ky është edhe një tjetër për ta shtuar”, deklaroi Rashford.

Sulmuesi anglez vlerësoi gjithashtu atmosferën dhe potencialin e skuadrës, duke lënë të kuptohet se do të ishte i lumtur të bëhej pjesë e projektit afatgjatë të Barcelonës.

“Kjo është një skuadër e mrekullueshme, ata do të fitojnë shumë në të ardhmen; të jesh pjesë e kësaj do të ishte diçka e veçantë”.

“Titulli? Kjo është mënyra perfekte si dua të përfundojë. Jam shumë i lumtur, dua vetëm ta shijoj sot”.

“Unë jetoj në moment. Në fund të sezonit do ta shohim. Kam ardhur këtu për të fituar dhe ne e bëmë këtë, prandaj jam shumë i lumtur. Është një ndjenjë e pabesueshme”.

Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Barcelona mund ta paguajë klauzolën e Rashford shkaku i gjendjes financiare, por Hansi Flick është tepër i kënaqur me anglezin./Telegrafi/

telegrafi sport app