LAJMI I FUNDIT:

Marcelo: Ronaldo nuk harrohet, na mungon

Marcelo: Ronaldo nuk harrohet, na mungon
MADRID, SPAIN - APRIL 18: Cristiano Ronaldo (L) of Real Madrid CF celebrates scoring their third goal with teammate Marcelo (R) during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Real Madrid CF and FC Bayern Muenchen at Estadio Santiago Bernabeu on April 18, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Cristiano Ronaldo javë më parë ka kompletuar transferimin te Juventusi nga Real Madridi.

Ylli portugez qëndroi për nëntë vite te Los Blancos duke fituar të gjithë titujt e mundshëm, përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve.


E largimi i tij po i mungon lojtarëve të Real Madridit.

Njëri nga ta që ka folur është zëvendës kapiteni, braziliani Marcelo, që ka thënë se Ronaldo po ju mungon.

Marcelo dhe Ronaldo (Getty Images)

“Ronaldo nuk harrohet, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për Realin pasi ka shënuar shumë gola dhe ka ndihmuar klubin”.

“Na mungon Cristiano, pasi fjala është për lojtarin më të mirë në botë, por edhe Bale dhe Benzema janë shumë të mirë”, tha mbrojtësi brazilian.

Ronaldo dhe Marcelo kanë qenë miqtë më të mirë në Real Madrid.

Pas transferimit të Ronaldos në Torino, flitej se rrugën e tij do ta ndiqte edhe Marcelo.

Por braziliani vendosi t’i qëndrojë besnik kampionëve aktual të Evropës. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo. (Getty Images)