Atleti më i mirë në vend, Musa Hajdari, nuk ka të ndalur në shtigjet e mesme dhe të dielën që shkoi theu edhe një rekord në disiplinën 800 metra, ku pati kohën e kaluar për një minutë e 47 sekonda e 40 të qindtat, raporton BotaSot.

Hajdari, është anëtar i klubit kampion Rogana, fshat nga Dardana dhe i kombëtares së Kosovës.


Burimet brenda atletikës bëjnë të ditur se Musa Hajdari iu është afruar një banesë nga përfaqësuesja maqedonase dhe disa privilegje tjera që të pranojë të jetë pjesë e tyre. Hajdari as se ka pohuar as mohuar se drejtuesit e përfaqësueses maqedonase i kanë afruar banesë dhe disa kushte të tjera që t’i përfaqësojë ata. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app