eksperti ad

Klubet nga Liga Premier po rrezikojnë të humbin miliona shkaku i pandemisë coronavirus.

Por, Manchester United mund të jetë skuadra më humbjet më të mëdha financiare, nëse vendoset që ky sezon të shpallet i pavlefshëm.


Djajtë e Kuq rrezikojnë t’i humbin deri 25 milionë euro shkaku i marrëveshjes me sponsorë të ndryshëm në fanellat e tyre.

GettyImages 1212032853 Manchester United. (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images )

Aktualisht janë në vendin e pestë në Ligën Premier, derisa shpresojnë që të futen në top katërshe, në mënyrë që të rikthehen në Ligën e Kampionëve.

United ka kontratë me adidasin me një vlerë prej 800 milionë euro për pesë vite, e nëse sezoni hspallet i pavlefshëm, do t’u hiqeshin 30 për qind të fitimeve.

Skuadra nga Manchesteri nuk do të ishte e vetme në këto humbje, pasi edhe Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Arsenaldo të pësonin të njëjtën gjë, por me humbje më të vogla. /Telegrafi/

telegrafi sport app