LAJMI I FUNDIT:

Man Utd duhet të shesë 12 lojtarë këtë verë për të blerë një qendërsulmues të ri

Man Utd duhet të shesë 12 lojtarë këtë verë për të blerë një qendërsulmues të ri

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag dëshiron të përforcohet me një numër 9, por ka fonde të kufizuara pasi nënshkroi Mason Mount dhe e vetmja zgjidhje është të fitojë para nga një numër i lojtarëve të skuadrës së tij.

Nevoja e Unitedit për një sulmues nuk mund të ishte më e dukshme pasi ata vuajtën në javët e fundit të sezonit të kaluar. Ndërsa u bë gjithnjë e më e qartë se Wout Weghorst ishte i paaftë për të shënuar, skuadra e Ten Hag duhej të mbështetej te Marcus Rashford dhe Anthony Martial.


Ten Hag i bëri të qarta ndjenjat e tij për nevojën për një sulmues, por, një muaj pasi sezoni përfundoi, i vetmi lojtar i ri që ka mbërritur në Old Trafford është mesfushori Mason Mount, i cili tkurri buxhetin duke shpenzuar rreth 75 milionë euro.

Mount shpjegon arsyen e çuditshme pse u largua nga Chelsea te Man Utd
Lexo po ashtu Mount shpjegon arsyen e çuditshme pse u largua nga Chelsea te Man Utd

Djajtë e Kuq kanë një maksimum prej 140 milionë eurosh për të shpenzuar këtë verë për shkak të rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Ligës Premier dhe ata gjithashtu duhet të nënshkruajnë një portier pasi kanë bërë një kthesë të re në rinovimin e kontratës për David de Gea.

Mund të duhen rreth 55 apo 60 milionë euro për të marrë objektivin nr.1, Andre Onana nga Interi, që do të nënkuptonte maksimizimin e buxhetit pa asnjë sulmues të ri. Por ka një rrugëdalje nga dilema e shpenzimeve të United, dhe ajo është shitja e lojtarëve.

Drejtori sportiv i Interit flet për situatën e Lukakut dhe Onanas
Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Interit flet për situatën e Lukakut dhe Onanas

Klubi ka qenë tejet i pakujdesshëm kur bëhet fjalë për shitjen e lojtarëve, duke fituar vetëm 155 milionë euro që nga viti 2013, më e ulëta nga ekipet e tjera të ‘gjashtëshes’ së Ligës Premier dhe në kontrast të plotë me Chelsean, i cili ka fituar 825 milionë euro nga shitjet në të njëjtën periudhë.

Por, Unitedi ka shumë lojtarë nga të cilët mund të fitojnë para dhe shitja e tyre me mençuri është çelësi për rigjenerimin e skuadrës së Ten Hag.

Mediumi GOAL.com ka hedhur një vështrim se kë mund të shesin Djajtë e Kuq dhe në listë kanë përfunduar emra si Jadon Sancho, Harry Maguire, Scott McTominay, Anthony Martial, Dean Henderson, Fred, Donny van de Beek, Anthony Elanga, Hannibal Mejbri, Alex Telles, Brandon Williams dhe Eric Bailly. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori