LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Interit flet për situatën e Lukakut dhe Onanas

Drejtori sportiv i Interit flet për situatën e Lukakut dhe Onanas

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka konfirmuar bisedimet me Chelsean për të blerë Romelu Lukakun plotësisht, ndërsa oferta e Manchester Unitedi për Andre Onana ka thënë se nuk pasqyron pritshmëritë e klubit.

Nën-kampioni evropian po përjeton një verë të nxehtë, pasi ka larguar shumë lojtarë shkaku i skadimit të kontratave, ka shit Marcelo Brozovicin, teksa ka blerë Marcus Thuram dhe ka rinovuar me Alessandro Bastoni dhe Hakan Calhanoglu.


Megjithatë, Interi tani ka disa prioritete të reja, si sigurimi i Lukakut në një transferim të përhershëm nga Chelsea pas huazimit të tij fillestar dhe zbulimi i asaj që do të ndodhë me portierin Onana.

Interi me ofertë të re te Chelsea për Lukakun
Lexo po ashtu Interi me ofertë të re te Chelsea për Lukakun

“Nuk më pëlqen të flas për kohën, por për idetë. Lukaku është një ide e jona, por ai është një lojtar në pronësi të Chelseat. Bisedimet nuk u ndalen kurrë me ta, e dimë se ai nuk mund të na jepet për një sezon të dytë në huazim, kështu që po vlerësojmë nëse është e mundur ta blejmë atë plotësisht”, ka thënë fillimisht Ausilio.

“Ai e di mirë se ne duam ta rikthejmë këtu, do të shohim nëse mund ta gjejmë zgjidhjen me Chelsean”.

Sa i përket Onanës, Manchester United bëri ofertën e tyre të parë zyrtare prej rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset dhe ajo u refuzua plotësisht.

Man Utd me ofertë të re për Onanën, Interi nuk ndryshon qëndrim
Lexo po ashtu Man Utd me ofertë të re për Onanën, Interi nuk ndryshon qëndrim

“Në këtë moment, Onana është portieri i Interit. Ai është një nga pikat e forta të kësaj skuadre dhe ne dëshirojmë të vazhdojmë me lojtarë të fortë”.

“Nëse do të krijohen mundësitë, ne do t’i vlerësojmë, por deri më sot ato ose nuk kanë ardhur ose nuk pasqyrojnë pritshmëritë tona. Kjo është e gjitha për Onana”.

“Stërvitjet parasezonale fillojnë më 13 korrik dhe ai do të paraqitet për këtë. Nëse gjatë 15-20 ditëve të ardhshme do të ketë lëvizje, atëherë ne do t’i vlerësojmë ato”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori