Maliqi i qëndron besnik Ferronikelit

Kampionët aktual të Kosovës kanë bindur mesfushorin fantastik që të vazhdoj kontratën edhe pse për të kishte oferta të shumta nga skuadrat kosovare dhe më gjerë.
Maliqi shënoi 10 gola këtë edicion me fanellën e ‘Niklit’, në Superligë duke i ndihmuar të shpallen kampion por ndihmë të madhe i dha edhe në ‘Digitalb Kupën e Kosovës’, ku Ferronikeli triumfoi për të dytin vit radhazi.
Ish-anëtari i Prishtinës dhe Partizanit të Tiranës ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Ferronikelin, ku synon ta mbrojë titullin e kampionit.
Ndryshe për të kishte oferta edhe nga kampionati maqedonas dhe ai shqiptar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































