LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi do ta shfrytëzojë buxhetin e kursyer nga mos-pjesëmarrje në Eurovision, për të blerë vetura të reja

Mali i Zi do ta shfrytëzojë buxhetin e kursyer nga mos-pjesëmarrje në Eurovision, për të blerë vetura të reja
Përfaqësuesit më të suksesshëm të Malit të Zi në Eurovision, 2015 (Foto: Nigel Treblin/Getty Images/Guliver)

Në fillim të kësaj jave, EBU (Unioni i Transmetuesve Evropianë) lëshoi listën e 41 vendeve që do të garojnë në Eurovision 2020. Dhe me të erdhi konfirmimi se Mali i Zi nuk do të jetë në mesin e atyre që garojnë në Roterdam të Holandës. Tani transmetuesi malazez RTCG ka zbuluar arsyet e tyre për t’u tërhequr – dhe ato kanë të bëjnë me buxhetin e vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i RTCG, Bozidar Sundic vendosi që Mali i Zi të mos merrte pjesë në Eurovision 2020, shkruan WiwiBloggs.

Sundic foli javën e kaluar, pas raporteve të mediave për tërheqjen e Malit të Zi. Në atë kohë ai tha që ende nuk ishte marrë një vendim.

Menaxhmenti i RTCG tani kanë konfirmuar se arsyeja për të lënë pjesëmarrjen në Eurovision 2020 është financiare. Transmetuesi thotë se duhet të veprojë me përgjegjësi dhe të shpenzojë buxhetin arsyeshëm.

Televizioni Publik në Mal të Zi

Transmetuesi gjithashtu ka konfirmuar se rezultatet e dobëta të Malit të Zi viteve të fundit në këtë festival, ishin gjithashtu prapa vendimit për t’u tërhequr. Në një deklaratë, një zëdhënës i RTCG tha: “Pjesëmarrja në Eurovision kushton rreth 130 000 euro çdo vit. Përfaqësuesit tanë të muzikës kanë arritur rezultate modeste në pjesën më të madhe. Finalja ishte e vështirë për t’u arritur”.

Por për çfarë do ta shfrytëzojnë buxhetin e Eurovisinit?

Zëdhënësi i transmetuesit gjithashtu shpjegoi: “Këtë vit ne vendosëm t’i investojmë ato para në rinovimin e flotës RTCG. Plani është të blinim pesë vetura të reja dhe kjo përmirëson ndjeshëm sigurinë e ekuipazheve tona, të cilët udhëtojnë mbi 1.000 kilometra në baza ditore”.

Për një televizion publik nga një prej vendeve më të vogla në Evropë, kjo ka kuptim. Buxheti i përgjithshëm i transmetuesit publik është i kufizuar dhe nganjëherë siguria në rrugë do të fitojë më shumë se sa pjesëmarrja në Eurovision.

Ai gjithashtu sugjeron që largimi i Malit të Zi nga Eurovision nuk do të jetë i përhershëm. Sapo të blihet flota e re, Mali i Zi mund të ketë buxhetin për t’u rikthyer në Eurovision, në vitin 2021.

Mali i Zi ndër vite në Eurovision

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Mali i Zi nuk do të marrë fare pjesë në konkursin e këngëve evropiane. Pasi debutoi si komb i pavarur në vitin 2007 dhe garoi tre herë, Mali i Zi nuk mori pjesë në vitet 2010 dhe 2011, gjithashtu për arsye financiare.

Vitet më të mira të Malit të Zi në Eurovision ishin 2014 dhe 2015, ku Sergej Cetkovic dhe Knez secili e dërguan shtetin e tyre në finale me balada emocionale në gjuhën malazeze. Kënga “Adio” e Knez përfundoi në vendin e 13-të në finalen e madhe, duke i dhënë Malit të Zi rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë në këtë festival. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori