LAJMI I FUNDIT:

Maldini i vendosur: Nuk kthehem te Milani

Maldini i vendosur: Nuk kthehem te Milani

Paolo Maldini thotë se nuk ka asnjë gjasë që ai të rikthehet te Milani dhe të marr një rol drejtues në bord.

Li Younghong ka marrë në drejtim klubin pasi ia ka blerë aksionet Silvio Berlusconit.


Menjëherë Li ka vendosur drejtorë të rinj dhe ka plan serioz për rindërtimin e klubit, por Maldini është i vendosur të mos kthehet.

“Absolutisht jo”, u shpreh ai për Sky kur u pyet nëse do të rikthehet së shpejti.

“Unë e kam marrë vendimin tim një kohë të gjatë më parë dhe mendoj se është i drejt dhe mirë i shqyrtuar. Unë kam biseduar me ta në tetor dhe marrëveshja isthe mbyllur muaj më parë, dyshimet mbesin”.

Lajmet e fundit rreth Milanit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Natyrisht se dashuria ime për ekipin gjithmonë mbetet, edhe pikëllimi për fundin e epokës së Berlusconit që bashkë me lojtarët i dhanë këtij klubi momente me rëndësi”.

“Kishte një takim, por ishte pa sukses. Unë isha me fat që kam qenë në gjendje të jem pjesë e sukseseve të klubit, por kjo nuk ka ndikuar që unë të ndryshoj mendje”.

“Mund të jem drejt apo gabim, por pavarësia në mendim është gjëja më e mriz në karrierën time dhe nuk dua ta ndryshoj këtë”, u shpreh Maldini.

Maldini kaloi gjithë karrierën e tij te Milani duke iu bashkuar akademisë në moshën 10 vjeçare para se të kalonte 15 vjet të tjera me ekipin e parë duke fituar shtatë Scudetto dhe pesë herë Ligën e Kampionëve, teksa ishte finalist i Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian me Italinë. /Telegrafi/