Majlinda merr çmimin ‘xhudistja më e mirë e Evropës për vitin 2013' nga EJU

Majlinda Kelmendi ka pranuar çmimin si xhudistja më e mirë e Evropës për vitin 2013 në një ceremoni të organizuar nga Unioni Evropian i Xhudos.
Ceremonia e shpalljes së më të mirëve në Evropë për vitin e kaluar, është mbajtur më 26 prill në Montpellier të Francës në kuadër të kampionatit evropian.
Kelmendi, e cila së fundi fitoi medaljen e artë në Kampionatin evropian, nuk pati mundësi të merrte pjesë në gala mbrëmjen ku u shpërblyen më të mirët.
Për këtë arsye, presidenti i EJU-së, rusi Sergey Soloveychik, sonte në mbrëmje organizoi ceremoni në nderim të Kelmendit, kampiones së botës dhe Evropës në kategorinë deri 52 kilogram

Nga
Telegrafi
16/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































