Majlinda Kelmendi në finale në Abu Dhabi

Majlinda është kualifikuar në finale të “Grand Slem”-it që po mbahet në Abu Dhabi, pasi në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kg e ka mposhtur francezen, Annabelle Euranie. Xhudistja pejane, në raundin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në raundin e dytë e mundi kanadezen Ecaterina Guicia. Kurse, në duelin e tretë ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida, transmeton rtk.
Ndërkohë, Nora Gjakova është eliminuar nga ky turne prestigjioz në rrethin e dytë, pasi është mposhtur nga xhudistja kanadeze Catherine Beauchemin-Pinard. Nora e kishte fituar luftën e parë, duke e mposhtur rusen Tatiana Kazenyuk.

Nga
Telegrafi
31/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































