LAJMI I FUNDIT:

Madonna po ri-regjistron pas 24 vitesh hitin e saj “Frozen”, pasi u bë viral në TikTok

Madonna po ri-regjistron pas 24 vitesh hitin e saj “Frozen”, pasi u bë viral në TikTok

Madonna po shpreson se një version i ri i këngës së saj të vitit 1998 “Frozen” do ta kthejë atë në krye të top-listave në vitin 2022.

Superylli ndau dje foto në Instagram, ku shihet në studio me reperin amerikan, Swae Lee, shkruan The Sun.


Një ‘remix’ i këngës së fundmi është bërë virale në TikTok dhe tani Madonna dëshiron të përfitojë nga ky sukses.

Foto: Madonna/Instagram

“Madonna ka qenë gjithmonë një artiste që është përshtatur dhe ka lëvizur me kohën, prandaj ajo është ende e njohur pas gati 40 vitesh”, tha një burim nga industria e muzikës.

Një nga projektet që ajo punoi me Swae Lee ishte një version i ri i “Frozen”.

Foto: Madonna/Instagram

“Remixi është përdorur në shumë video të TikTok dhe ajo shpreson që duke përfshirë Swae Lee, kjo do të ndihmojë që kënga të arrijë audiencë të re. Ka qenë pak e vështirë për t’i rregulluar gjërat, por ata duan ta publikojnë sa më shpejtë”, tha tutje burimi.

Si artistja femër me më së shumti kopje të shitura e të gjitha kohërave ajo e di se çfarë po bën. Pas ngjitjes së Elton John përsëri në krye të top-listave, nuk ka dyshim se edhe Madonna mund ta synojë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Foto: Madonna/Instagram

Foto: Madonna/Instagram