LAJMI I FUNDIT:

Madonna nuk dihet nëse do të performojë në Eurovision

Madonna nuk dihet nëse do të performojë në Eurovision

Edhe pse shfaqja e Madonnës në Eurovision këtë vit është bërë e ditur javë më parë, mbetet e diskutueshme nëse do të këndojë në këtë festival evropian të muzikës.

Ky informacion u konfirmua nga organizatorët e Eurosongut, të cilët thonë se bukuroshja duhet të nënshkruajë kontratën para shfaqjes.


“Bashkimi Evropian i Transmetimeve nuk ka konfirmuar kurrë performancën e Madonnës. Nëse nuk kemi një kontratë të nënshkruar, ajo nuk mund të shfaqet në skenën tonë”, tha Jon Ola Sand, mbikëqyrës ekzekutiv i Eurosongut.

Ky i fundit këtë vit do të mbahet në Tel Aviv nga data 14 maj deri më 18 maj dhe performanca e Madonnës pritet të jetë e fundit, domethënë natën e fundit të garës.

Performanca e 60-vjeçares u njoftua nga mediat britanike dhe ato amerikane muajin e kaluar. Siç u raportua, biondina duhet të këndojë dy këngë, një nga albumi i ri “Madame X” dhe një nga hitet e vjetra, ndoshta “Like a Prayer”.

Po i bëhet thirrje për bojkotimin e Eurosongut: Madonna me performancën në Izrael po mbështet vrasjen e fëmijëve palestinezë
Lexo po ashtu Po i bëhet thirrje për bojkotimin e Eurosongut: Madonna me performancën në Izrael po mbështet vrasjen e fëmijëve palestinezë

Megjithëse ky informacion është bërë zyrtar, organizatorët e Eurosong thonë se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

Ata janë duke negociuar me disa këngëtare për paraqitjet, por asnjë kontratë ende nuk është nënshkruar. Prandaj, ende nuk është e qartë se si Eurosongu do të përmbushet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori