Kryetari Haziri ka thënë se dy kampionët e boksit i bëjnë krenarë qytetarët e Gjilanit me të arriturat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke thënë se janë shembull i suksesit.

“Unë ju falënderoj shumë për vizitën dhe ju them se me sukseset tuaja i bëni nderë Gjilanit, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë. Ju uroj shumë suksese dhe shumë “breza të artë” edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.


Nga ana e tyre, dy kampionët e boksit në arenën ndërkombëtare, Nuri Seferi e Erzen Rrustemi, kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke thënë se “me sukseset tuaja në politikë, jeni motiv i punës dhe i sukseseve tona”.
 

telegrafi sport app