LAJMI I FUNDIT:

Lukaku dëshiron të mbetet te Interi: Dua t’ia shpërblej besimin klubit

Lukaku dëshiron të mbetet te Interi: Dua t’ia shpërblej besimin klubit

Romelu Lukaku ka shkëlqyer ndaj Empolit duke i dhënë Interit një fitore të madhe në udhëtim me rezultat 0-3.

Sulmuesi belg ka zhvilluar ndeshjen më të mirë këtë edicion me fanellën e Interit duke realizuar dy gola e duke asistuar në një tjetër.

Lukaku shkëlqeu dhe është futur në formë të mirë, duke konfirmuar se dëshiron të mbetet në Giuseppe Meazza.

29-vjeçari ka thënë se Interi i ka dhënë shumë dhe duhet të jep maksimumin për ta shpërblyer besimin e drejtuesve zikaltër.

“Interi më ka dhënë shumë dhe duhet të jap maksimumin në fushë për këtë fanellë. Po rigjej formën më të mirë dhe dua t’ia shpërblej besimin klubit”.

Dëshira e Lukakus është të mbetet gjatë te Interi, por e ardhmja e tij ende është e paqartë pasi ai te gjiganti italian është vetëm i huazuar nga Chelsea.

Zyrtare: Hiqet pezullimi i Lukakut nga presidenti i FIGC, Gravina – ai mund të luajë ndaj Juventusit
Lexo po ashtu Zyrtare: Hiqet pezullimi i Lukakut nga presidenti i FIGC, Gravina – ai mund të luajë ndaj Juventusit

“Dua të qëndroj sa më gjatë këtu, por për momentin jemi të përqendruar të marrim ndeshjet me radhë, pasi jemi në një moment të rëndësishëm të sezonit. Tani mendja te ndeshja ndaj Juventusit”, deklaroi Lukaku.

Në 26 ndeshje zyrtare, Lukaku këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori