LAJMI I FUNDIT:

Luizi tregon arsyet pse familja e tij nuk ishin të pranishëm në dasmë

Luizi tregon arsyet pse familja e tij nuk ishin të pranishëm në dasmë

Luiz Ejlli përveç që u shpall fitues i Big Brother VIP Albania, ai në natën finale kurorëzoi dashurinë me martesë me moderatoren Kiara Tito.

Dyshja që u njohën dhe krijuan romancën brenda shtëpisë së famshme vendosën që të kurorëzoheshin gjatë transmetimit live në finalen e madhe të BBVA.


Por, ajo që mori vëmendje të madhe gjatë ceremonisë së martesës ishte se prezente ishin vetëm familja e Kiarës, ndërsa mungonte ajo e Luizit.

Foto: Screenshot/’Më lër të flas’

E gjithë kjo u përfol si një hatërmbetje dhe një pakënaqësi të mundshme mes nënës së Luizt me Kiarën, por për këtë këngëtari ka folur gjatë një interviste në emisionin ‘Më lër të flas’.

Luizi tha se nëna e tij është takuar me Kiarën pa praninë e tij dhe se nuk e dinë se çfarë ato kanë diskutuar me njëra-tjetrën.

Rikthimi në muzikë, Luizi zbulon emrat e artistëve që po punon për bashkëpunime
Lexo po ashtu Rikthimi në muzikë, Luizi zbulon emrat e artistëve që po punon për bashkëpunime

“Kanë ngrënë drekë bashkë, kanë folur, nuk më kanë treguar çfarë kanë bërë, i kam ngacmuar pak nuk më janë përgjigjur asnjëherë kështu që le të rrjedh”, tha Luizi fillimisht.

Foto: Screenshot/’Më lër të flas’

“Unë babanë nuk e kam, familja jeton në Amerikë, këtu kanë qenë nëna dhe motra, por nëna ka qenë shumë e sëmurë atë natë dhe motra e vriste shumë presionin që u bë nga jashtë e që thoshin që familja e ka shfrytëzuar e gjëra të tilla, kjo ishte arsyeja që sapo mbaroi finalja i hipa makinë dhe ika në Shkodër, unë nuk kam pasur kohë as të ushqehem gjatë këtyre ditëve, kam humbur katër kilogram, as nuk kam fjetur, uroj të pas këtij shpjegimi të qetësohen, se ato të qeta janë, se unë i njoh, unë e di se kënd kam nëne dhe kënd kam motër”, u shpreh këngëtari shkodran.

Ndërkohë, kujtojmë që Luizi pas daljes nga BBVA është rikthyer edhe me projekte muzikore, dje ai lansoi bashkëpunimin me Donald Veshajn “2 shotsa”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori