LAJMI I FUNDIT:

Luis Enrique bën premtim të çuditshëm nëse Spanja fiton Kupën e Botës

Luis Enrique bën premtim të çuditshëm nëse Spanja fiton Kupën e Botës

Pak persona po e fusin Spanjën në mesin e kombëtareve favorite për ta fituar Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Megjithatë spanjollët mbesin një ekip kombëtar shumë i rrezikshëm, me Luis Enriquen që ka bërë një listë me lojtarë të talentuar dhe me përvojë.

Legjenda italiane Francesco Totti ka thënë ditë më parë se Spanja mund të jetë kockë e fortë për favoritët si Gjermania, Franca, Brazili apo Argjentina.

Luis Enrique është i vendosur për të arritur sukses me ekipin kombëtar, teksa ka bërë një premtim shumë të çuditshëm.

Trajneri spanjoll ka thënë se nëse do ta fitoj Kupën e Botës atëherë do të ngjyrosë flokët e tij dhe do të bëj piercing.

“Nëse fitojmë Botërorin, nuk do të qethem zero, pasi gruas time nuk i pëlqen një gjë e tillë, por ndoshta do të lyej flokët ose do të bëj një piercing” deklaroi 52-vjeçari.

Spanja ndodhet në Grupin E së bashku me Gjermaninë, Kosta Rikën dhe Japoninë.

E ndeshjen e parë spanjollët e zhvillojnë të mërkurën me fillim nga ora 17:00 ndaj Kosta Rikës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori