SUPERLIGA

Në javën që lamë pas Allstars Calabria mundi 3-0 me rezultat zyrtar Besi Xixen, ndërsa Fatbardhi mposhti 8-3 Cernicen. Tashmë Fatbardhi dhe Allstars prijnë me nga 29 pikë në kampionat. Keramika Internacional është e treta, teksa këtë javë mposhti Toto Sportin 6-4. Eksimori e fitoi ndeshjen në tavolinë 3-0 pasi që kundërshtari kishte përdorur lojtarë fals në lojë, ndërsa Selishta u mund 0-1 në derbi ndaj EuroFisit.


11136762 815160288567667 5021313893519543811 n

Skuadra e Abi Market po vazhdon me formë të mirë në këtë sezon duke fituar dhe këtë javë. Ata munden 6-2 portokallinjtë e Tulipanëve. B-ing Construction u mposht 2-5 nga Rinia Uglar, ndersa Kamagra mposhti 6-2 Poneshin. Fitore të rëndësishme këtë javë shënuan dhe Rinori e ProGris që mposhtën No Name dhe Gjilanin me rezultat 4-2, përkatësisht 4-1.

111111(1)

LIGA E PARË

Titulli realisht është ende në lojë, ndërsa po luftohet fortë dhe për zonën Champions League. Ndërsa, në ligën e parë Restaurant Luli, Magjistralja dhe 2Prilli Lladova po bëjnë luftë të rreptë për titullin e më të mirit në këtë kategori. Në vazhdim ju sjellim rezultatet komplete dhe tabelat. /Telegrafi/ 

31212

telegrafi sport app