LAJMI I FUNDIT:

Luftanijet e NATO-s arrijnë në Finlandë, pritet të mbahen stërvitje ushtarake

Luftanijet e NATO-s arrijnë në Finlandë, pritet të mbahen stërvitje ushtarake

Derisa Finlanda po bëhet gati për anëtarësim në NATO, luftanijet e Aleancës Veri-Atlantike kanë arritur në këtë vend ku do të realizojnë stërvitje ushtarake.

Vendet anëtare të NATO-s, Latvia, Estonia dhe Holanda do të kryejnë stërvitje ushtarakë në Detin Baltik së bashku me Finlandën, ka konfirmuar ushtria e këtij vendi, transmeton Telegrafi.


Stërvitjet e përbashkëta do të fokusohen në “veprimet kundër minave”. Stërvitjet do të mbahen të enjten dhe premten.

Gjermania e gatshme të dërgojë armë kundërajrore në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjermania e gatshme të dërgojë armë kundërajrore në Ukrainë

“Qëllimi kryesor i stërvitjeve është gjetja e objekteve nënujore”, ka deklaruar kreu i flotës Mikko Villikari.

Në stërvitje do të marrin pjesë edhe dy anije finlandeze Kazanpaa, që shërbejnë për hulumtimin dhe zbulimin e minave. Stërvitjet do të mbahen në një lokacion rreth 540 kilometra larg qytetit rus Shën Petersburgu.

E pavarësisht që stërvitjet ishin planifikuar më parë, ato po vijnë në kohën kur dy vendet që tradicionalisht kanë qëndruar neutrale – pra Finlanda dhe Suedia po bëhen për aplikim për pranim në NATO gjatë muajit maj.

Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë së bashku për anëtarësim në NATO
Lexo po ashtu Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë së bashku për anëtarësim në NATO

Rusia ndan kufirin me Finlandën në një gjatësi prej 1.340 kilometra, kurse Moska ka paralajmëruar që lëvizjet e fundit të Finlandës mund të kenë pasoja, në veçanti ideja për anëtarësim në NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Evropa
Kalo në kategori